Në gjithë Shqipërinë, nga 15 shkurti deri më 19 shkurt, do të jenë të mbyllura të gjitha objektet shkollore parauniversitare, paralajmëroi ministrja e arsimit, transmeton Portalb.mk.
“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021”, njoftoi ministrja Evis Kushi.
Ministrja theksoi që vendimi bazohet në parashikimet e IGJEUM, ku theksohet që në Shqipëri pritet një rënie e temperaturave dhe reshje të dendura bore në pjesën më të madhe të territorit.