Site icon PORTALB

Gjendja me Covid-19 në RMV: 5 pacientë kanë ndërruar jetë, 367 raste të reja

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga 2,596 personat e testuar për Covid-19, janë regjistruar 367 raste të reja, 5 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 202 të tjerë. Me këtë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, është 96.518, numri i pacientëve të shëruar është 87.324, 2,971 persona kanë ndërruar jetë ndërsa momentalisht ka 6,223 raste aktive, transtmeton Portalb.mk.

“Janë regjistruar 5 persona të vdekur. Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi (91 dhe 83) dhe nga një rast vdekje është regjistruar në Gostivar (77), Kriva Pallankë (40) dhe Demir Hisar (65). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në spital”, informuar nga kjo ministri.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani vend janë realizuar 482.026 testime për Covid – 19.

Exit mobile version