RMV, Inspektorati konstatoi një sërë parregullsish në punën e KEM Osllomej

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor dje ka konstatuar një sërë lëshimesh në punën e KEM Osllomej gjatë kontrollit të rregullt të realizuar në termocentral. Pas kontrollit në raport, për matjet nga laboratori i akredituar, janë konstatuar tejkalime të limiteve të vlerave për emetim të pluhurit, megjithëse heqja e pluhurit bëhet nëpërmjet filtrit elektrostatik. Ndërsa nga deponia e vjetër, shpuza e mënjanuar e tharë që është grumbulluar nga filtri elektrostatik, zhduket ku ka frymë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Në pajtim me Planin operativ nga Kërkesa për fitim të A-licencës së integruar ekologjike, është instaluar mënjanim me ujë, i shpuzës nga filtri elektrostatik, ashtu që përzierja e shpuzës dhe zgjyrës së njomë nga kazani i thëngjillit mënjanohet në deponi/lagunë të formuar në nyjë nga miniera. Ujërat e kulluara nga laguna derdhen në lumin Temnic dhe gjatë kësaj nuk bëhet matje e cilësisë së tyre. Në minierë dërgohen edhe hedhurina komunale edhe shirita gome të hedhura nga transportuesit për thëngjill”thuhet në komunikatën nga Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor.

Inspektorët gjithashtu kanë konstatuar që ujërat sanitare dhe teknologjike të zeza pastrohen, por edhe kapaciteti i pikës së pastrimit nuk mjafton.

Nga IShMJ theksojnë që nga viti 2016 nuk janë rinovuar kontratat me kompanitë e licencuara për veprim me procedura të veçanta të hedhurinave, kurse veprimi me vajrat e hedhura nuk është i përshtatshëm. Gjithashtu, kimikatet për përgatitje të ujit nuk ruhen në mënyrë të sigurt.

Për shkak të lëshimeve të lartpërmendura, KEM Osllomej do të obligohet që emetimet e pluhurit t’i sjellë në suaza të vlerave të limiteve, të bëjë matje të ujërave të kulluara nga deponia për shpuzë dhe zgjyrë dhe të nënshkruajë kontrata me kompani të licencuara për menaxhim me hedhurina.

“KEM Osllomej duhet t’i përmirësojë kushtet për skadim të vajrave dhe të kimikateve të hedhura dhe të mënjanohet hedhurina komunale dhe hedhurina nga shiritat e paskajshëm prej gome për transport të thëngjillit. Riparimi i deponisë së vjetër për shpuzë dhe zgjerimi, përkatësisht rekonstruktimi i pikës së pastrimit, kërkojnë mjete më të mëdha financiare dhe për zbatimin e këtyre masave do të jetë e domosdoshme të përcaktohen afate reale”, thonë nga IShMJ.

Ata janë të vendosur që shteti duhet të investojë mjete për zvogëlimin e ndotjes për shkak se siç thonë, KEM Osllomej është ndotës i madh që duhet të harmonizohet me standardet e përcaktuara ligjore për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Përndryshe instalacioni ka parashtruar Kërkesë për marrje të A-licencës së integruar ekologjike në vitin 2007, mirëpo ende nuk është lëshuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button