Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit të shitjes për prodhimet në tre sektorë

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Në muajin dhjetor të vitit 2020 janë regjistruar rritje të çmimeve të shitjes së prodhuesve në Miniera e gurorë, Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar si dhe në sektorin e industrisë përpunuese, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin dhjetor 2020, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 10.0%, në sektorin Industrinë përpunuese për 2.3% dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 7.2%

Enti sqaroi që indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve industrial është më i lartë për 0.8% në nivel mujor dhe për 3.1% në nivel vjetor, ndërsa në kuadër të tregut të jashtëm ka rritje për 0.9% në nivel mujor dhe 3.7% në nivel vjetor.

“Në dhjetor të vitit 2020, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 10.2%, ndërsa në sektorin Industria përpunuese për 3.2%”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar gjithashtu që gjatë muajit dhjetor 2020, çmimet e importit nga Departamenti i Koks-it dhe produktet e naftës së rafinuar, janë më të larta për 12,4% në nivel mujor dhe më të ulëta për 30.8% në atë vjetor

Exit mobile version