Site icon PORTALB

RMV, sot më shumë të shëruar se sa të infektuar, 4 persona humbën betejën me virusin korona

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga gjithsej 2.445 persona të testuar për Kovid-19 në vend, gjatë 24 orëve të fundit 389 kanë rezultuar pozitiv ndërsa 4 persona kanë ndërruar jetë. Ndërkaq, 998 persona janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Tre pacientë ndërruan jetë në kushte spitalore ndërsa një prej tyre në shtëpi, bëhet fjalë për një person (73) nga Kumanova, një nga Kavadari (65), një nga Probishtipi (87) dhe një nga Vinica (83).

Rastet e regjisturara gjatë 24 orëve të fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 998.

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot në vend janë diagnostikuar 95.725 persona pozitiv me virusin korona nga gjithsej 476.725 të testuar. Aktualisht ka 5.933 raste aktive.

Exit mobile version