Site icon PORTALB

Shkëndija fillon përgatitjet në Durrës, nesër luan kundër Patosit

Gjatë qëndrimit dhjetë ditor në Durrës Shkëndija do të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese përpara fillimit të kampionatit në vend.

Gjatë qëndrimit dhjetë ditor në Durrës Shkëndija do të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese përpara fillimit të kampionatit në vend.

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është akomoduar në Hotel Bonita në Golem të Durrësit ku do të qëndrojë 10 ditët e ardhëshme njoftojnë nga klubi tetovar.

Kushtet janë shumë të mira dhe temperatura e përshtatshme për të zhvilluar stërvitje. Qyteti i afërt i Kavajës do të jetë destinacioni ku skuadra do të stërvitet çdo ditë ndërsa sigurisht që edhe bregdeti i Golemit do të shërbejë për trajnerin Artim Shaqiri që të realizojë planet e tija gjatë fazës përgatitore njoftojnë nga Durrsi drejtuesit e Shkëndijës.

Nesër është planifikuar ndeshja e parë miqësore me skuadrën e ligës së dytë të Shqipërisë, Patosin, pasi siç konfirmojnë nga Durrësi skuadrat e superligës tashmë fillojnë sezonin dhe nuk kanë mundësi për ndeshje miqësore.

Gjatë qëndrimit dhjetë ditor në Durrës Shkëndija do të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese përpara fillimit të kampionatit në vend. /Portalb

Exit mobile version