Site icon PORTALB

Treni i udhëtarëve Veles-Koçan doli nga shinat, nuk ka asnjë të lënduar

Trena në Bullgari

Trena në Bullgari

Treni i pasagjerëve nga Velesi për në Koçan dje pasdite doli nga shinat. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:20 në ndarjen nga Velesi në Shtip, në pjesën e Ovçe Poles. Informacionet jozyrtare tregojnë se mes dhjetëra udhëtarëve që ishin në vagonin e vetëm për udhëtar, askush nuk u lëndua, njofto Portalb.mk.

Nga Hekurudhat e Maqedonisë ShA Transport konfirmuan se treni doli nga shinat dhe punohet në sanimin e dëmeve.

“Është rrëzuar një vagon udhëtarësh në rrugën për në Koçan. Informacione konkrete nuk kemi, pasi bëhet inspektim nga ana e NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura. Bëhet fjalë për sanim në ngjarjen e jashtëzakonshme”, njoftuan shkurt nga Hekurudhat e Maqedonisë ShA Transport.

Për shkak të përplasjes së vagonit me udhëtarë, trafiku hekurudhor për dhe nga Koçani është ndërprerë që nga dje pasdite.

Exit mobile version