Site icon PORTALB

RMV, në vend që ta dënojnë, dy policë dyshohen që morën ryshfet prej qytetarit

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona

Foto arkiv nga Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut ndaj dy policëve është ngritur kallëzim penal bazuar në dyshimet për marrje të ryshfetit, transmeton Portalb.mk.

“Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standard profesionale në MPB, ka ngritur kallëzim penal ndaj punonjësve policorë D.D. (24) dhe E.S. (29)”, njoftojnë nga MPB-ja.

Të dyshuarit raportohet se janë nga Stacioni policor për siguri në trafikun rrugor në kuadër të SPB- Kumanovë. MPB-ja sqaroi që dy policët dyshohet se kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti” e dënueshme në bazë të nenit 357, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Policia sqaroi që të dyshuarit kanë marrë ryshfet prej qytetarit, që të mos shënojnë dënim pasi ka kryer kundërvajtje në komunikacion.

Exit mobile version