Site icon PORTALB

Janë sanksionuar 269 shoferë në Shkup

MPB, Ministria e Punëve të Brendshme, policia

Foto arkiv nga MPB

Policia ka shqiptuar 269 masa kundër shoferëve në Shkup prej të cilëve 32 për vozitje pa patentë shoferi, 19 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar dhe 17 për vozitje nën ndikim të alkoolit, njofton Portalb.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se aksioni i kontrollit është realizuar gjatë ditës së djeshme. Janë shqiptuar 14 masa për automjete me probleme teknike, 14 për përdorim të celularit, 21 për mospërdorim të
rripit të sigurisë, 6 për rreshtim jo të drejtë dhe 62 sanksione për parkim jo të rregullt.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, paralajmërojnë nga MPB, duke apeluar deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat me qëllim që të rritet siguria në komunikacion.

Exit mobile version