Site icon PORTALB

Gjendja me Covid-19 në RMV: 8 pacientë kanë ndërruar jetë, 404 raste të reja

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 2,727 teste për Kovid-19, nga këto, 404 persona kanë rezultuar pozitiv, tetë persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa gjithsej 101 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

“8 persona kanë ndërruar jetë. Dy pacientë nga Shkupi (53 dhe 60) nga një rast vdekje është regjistruar në Shtip (70), Strugë (88), Strumicë (55), Dibër (67), Radovish (79) dhe Berovë (83). Të gjithë pacientënt kanë ndërruar jetë në spital”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar

Rastet aktive:

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë deri sot është 94.599, nga të cilët 83,735 shëruar kurse 2,916 kanë ndërruar jetë. Aktualisht ka 7,948 raste aktive në vend.

Deri më tani janë realizuar 468,845 testime për Covid -19.

Exit mobile version