RMV, Qeveria do të marrë 21,5 milionë euro borxh për avancimin e arsimit fillor

Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet sot do të shqyrtojë propozim ligjin për huamarrje të Maqedonisë së Veriut me hua pre Bankës Ndërkombëtare për Ripërtërirje dhe Zhvillim në bazë të marrëveshjes për financim të projektit për avancim të arsimit fillor, me procedurë të shkurtuar. Propozim ligji i propozuar nga Qeveria parasheh që shuma e përgjithshme e huas që do të ndajë Banka Ndërkombëtare për Ripërtërirje dhe Zhvillim të jetë 21,5 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Afati i pagesës është 11 vite, me grejs periudhë prej 3 vite. Huaja do të paguhet në 16 këste gjysëmvjetore të cilat duhet të paguhet më 15 mars dhe 15 shtator çdo vit.

Sipas dispozitave të Bankës Ndërkombëtare për Ripërtërirje dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut si huamarrës ka për obligim t’i paguajë provizion njëherë prej 0,25 për qind të shumës së huas. Ky provizion është 53.750 euro dhe do të paguhet një herë nga mjetet e huas.

Maqedonia e Veriut do t’i paguaj kësaj banke provizion në vlerë prej 0,25 për qind nga pjesa e pa tërhequr e huas në nivel vjetor.

“Qëllimi kryesor i projekt është përmirësimi i kushteve në arsimin fillor. Projekti do të ndikojë në grupin e gjerë të palëve të përfshira siç janë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, persona zyrtarë nga vetëqeverisja lokale, kategori të rrezikuara. Përdoruesit direkt të projektit do të përfshijnë nxënës nga arsimi fillor, në fokus do të vendosen kategoritë e rrezikuara të nxënësve, këto kategori të nxënësve pritet të kenë interes nga kushtet e përmirësuara për mësim në shkollat e tyre, si dhe mësimdhënës të trajnuar më mirë. Mësimdhënësit për arsim fillor, drejtorët e shkollave dhe bashkëpunëtorët profesionist do të kenë interes nga zhvillimi më efikas profesional dhe karrierist, mjetet e mësimdhënies dhe programi grant për implementimin e programeve të tyre zhvillimore”, thuhet në propozim ligj.

Projekti përbëhet prej katër komponentëve. Me të parën parashihet përmirësim i mësimit në nivel të shkollave për çka do të ndahen 15,1 milionë euro. Me të dytën parashihet reforma në ndjekjen dhe vlerësimin e progresit nacional në mësim (1,8 milionë euro), ndërsa me të tretë përforcim i kompetencave të kuadrit mësimor, bashkëpunëtorëve profesionist dhe drejtorëve të shkollave (2,9 milionë euro). Për komponentin e katërt – menaxhim me sektorin, udhëheqje me projektin dhe monitoring dhe evaluim do të harxhohen 1,54 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button