Site icon PORTALB

Travelers Cycling- ueb aplikacion që ndihmon çiklistët të arrijnë më lehtë në vendin ku synojnë

Aplikacioni Travelers Cycling

Aplikacioni Travelers Cycling

Parkingje, shtigje, pompa, shërbime, çezma dhe pengesat për biçikleta janë mbledhur në një vend për qytetet e Shkupit, Manastirit, Ohrit, Kërçovës, Berovës dhe Prilepit në ueb-aplikacionin Travelers Cycling. Bëhet fjalë për një ide të zhvilluar nga një grup preferuesish të çiklizmit në vend, ku aplikacioni është i vetmi në llojin e tij në vend dhe synon të ndihmojë çiklistët të arrijnë më lehtë qëllimin e tyre, njofton Portalb.mk.

“Rrjeti i biçikletave është i ndarë në disa kategori, mes të cilëve shtigjet e biçikletave, trotuaret / rrugët në të cilat është e sigurt të ngasësh biçikletë, ndërsa përbën lidhje të dy shtigjeve të biçikletave, shtigjeve malore (off-road), etj”, u shprehën entuziastët e Travelers Cycling.

Në aplikacion mund të gjendet edhe parkingu më i afërt për biçikleta, vendndodhja e shërbimeve publike për riparim të biçikletave, si dhe vendndodhja e pompave të ajrit, të cilat ndodhen kryesisht në pompat e benzinës.

“Gjatë krijimit të aplikacionit, fillimisht përfshijmë informacionet më të nevojshëm për një çiklist, siç është vendndodhja e shatërvanëve / çezmave, të cilat janë mjaft të rëndësishme gjatë ditëve të verës, dhe raportimi i një pengese ose ndërprerje të përkohshme në një shteg të veçantë biçikletash. Një pjesë të madhe të informacioneve i posedojmë me mbledhje vetanake të të dhënave, por një pjesë tjetër ë të dhënave i marrim nga ndjekësit dhe bashkëpunëtorët, të cilat rriten nga dita në ditë”, shpjegojnë nga Travelers Cycling.

Aplikacioni është plotësisht jofitimprurës dhe qëllimi i vetëm është të motivojë njerëzit që të përdorin biçikletën më shumë si një mjet transporti, i cili do të rrisë kulturën e trafikut, do të zvogëlojë bllokimin e trafikut në rrugë, dhe si rezultat do të zvogëlojë vetë ndotjen e ajrit.

Gjithashtu në pjesën “blog” mund të gjenden informacione dhe lajme në lidhje me çiklizmin, si dhe këshilla për zgjedhjen, përdorimin e duhur dhe mirëmbajtjen e biçikletës.

Exit mobile version