Site icon PORTALB

RMV, 7 persona me COVID-19 ndërruan jetë, 373 raste të reja, 638 të shëruar

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon që në 24 orët e fundit janë regjistruar 373 raste të reja me COVID19 nga gjithsej 2.107 testime, 7 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 638 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 93.882, të shëruarve në 83.424, të vdekurve në 2.900, ndërkaq momentalisht ka 7.558 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona. 2 nga Shkupi në moshë 72 dhe 84 vjeçare, dhe nga një në Tetovë (73), Veles (48), Ohër (65), Kërçovë (65) dhe Dibër (80)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version