Zaev ftoi opozitën të kyçet në procesin e regjistrimit: Pasojat nga sjellja e papërgjegjshme mund të jenë të papërmirësueshme

Kryeministri, Zoran Zaev deklaroi sot se, regjistrimi i popullsisë është i nevojshëm “sikurse buka” dhe se zbatimi i tij është sukses i të gjithëve në shtet. Ai i bëri thirrje opozitës që të kyçen në këtë operacion pasi pasojat nga sjellja e papërgjegjshme, siç u shpreh ai, mund të jenë të papërmirësueshme, transmeton Portalb.mk.

“E tani nëse është në pyetje frustrimi për shkak se dikush nuk ka arritur të zbatojë regjistrimin, e ja dikush do të arrijë të zbatojë regjistrimin, unë që tash them se regjistrimi që do të bëhet është sukses i përbashkët, që do ta zbatojmë të gjithë në shtet.. Detyrimi ynë është të regjistrohemi të gjithë. Edhe njëherë i bëjë thirrje opozitës të kyçet në këtë operacion të përgjegjshëm që ekziston, pasi që pasojat e fenomeneve të mundshme devijuese, që mund të paraqiten nga sjellja e papërgjegjshme, veçanërisht nga subjektet e mëdha politike, mund të jenë të papërmirësueshme. Nuk mban pretendimi se në kohë pandemie nuk mund të bëhet regjistrimi, si mund në kohë pandemie të mblidhen nënshkrime, si kishim zgjedhje të suksesshme, kishim edhe zgjedhje lokale”.

Duke folur për propozimet e opozitës në lidhje me ligjin e regjistrimit të popullsisë, ai tha se qytetarët duhet ta dinë se secila hapje e një amendamenti të pranuar nënkupton hapje e pafund dhe bllokim të ligjit për regjistrim. Sa i përket propozimit që regjistrimi të zbatohet përmes shenjave të gishtërinjve, ai tha se janë munduar ta pranojnë këtë propozim, pa dallim sa lehtë ose rëndë dukej, ai tha këtë mundësi nuk do të mund ta pranonin fëmijët deri në moshën 18 vjeçare të cilët po ashtu regjistrohen, si dhe qytetarët e diasporës.

“Kërkuam mundësi si të tregojmë vullnet për të pranuar sugjerimet e opozitës, në mënyrë serioze shqyrtohen të gjitha sugjerimet tjera që u dhanë si regjistrimi elektronik, por regjistrimi elektronik nuk do të jepte përgjigje të informative ekzistuese në bazat e të dhënave për përcaktimin fetarë dhe etnik, për të dhëna për qytetarët tanë nga diaspora, e pash edhe propozimin e presidentit të shtetit, të prolongohet për ndonjë muaj, në rregull, unë jam gjithmonë I përgatitur, gjithçka vlen të mendohet, e dimë se verës nuk zbatohet regjistrimi, shtatori është fushatë, në tetor është periudha zgjedhore për zgjedhjet lokale edhe të mendojmë që për një muaj apo një muaj e gjysmë, të përfundojmë diku kah muaji qershor, tanimë shoh se opozita atë e refuzon, Kështu që edhe njëherë do ta dërgoj porosinë, që të jemi të përgjegjshëm dhe ta zbatojmë regjistrimin. Regjistrimi është sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare. E gjithë ajo do të ndodh duke i respektuar protokollet”, tha sot Zaev.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja opozitare planifikon të zbatojë nismën për mbledhjen e  nënshkrimeve nga qytetarët për anulimin e Ligjit për regjistrim, ashtu edhe siç u njoftua para miratimit të tij në Kuvend.

Procedurat ligjore fillojnë sot, ndërsa mbledhja e nënshkrimeve në fillim të marsit, tha dje kreu i partisë, Hristian Mickoski.

Ai tha se partia e tij, mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë regjistrim me vizita në terren në kushte të pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button