Site icon PORTALB

Jeff Bezos do të largohet nga pozicioni shef ekzekutiv i Amazon-it

Jeff Bezos

Jeff Bezos

Kompania Amazon ka bërë të ditur se Jeff Bezos do të largohet nga pozicioni shef ekzekutiv i kompanisë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bezos do të kalojë në pozicionin e kryetarit ekzekutiv, ndërsa kreu i Shërbimeve të Uebit të Amazon-it, Andy Jassy, do të promovohet për të udhëhequr kompaninë.

“Në rolin e kryetarit ekzekutiv, unë synoj të përqendroj energjitë dhe vëmendjen time te produktet e reja dhe iniciativat e hershme”, tha Bezon në një mail të dërguar për punonjësit.

“Andy është i njohur mirë brenda kompanisë dhe ka qenë në Amazon pothuajse për aq kohë sa unë. Ai do të jetë udhëheqës i shquar dhe ai ka besimin tim të plotë”, tha themeluesi i kompanisë Amazon.

Exit mobile version