Spasovski: Për protestën e rastit “Monstra” ka kallëzime penale dhe kundërvajtje

Nuk ka asnjë ngjarje të vetme në të cilën policia nuk ka vepruar dhe nuk ka ngritur kallëzime përkatëse për çdo grupim, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Parlament. Lidhur me protestën e së premtes kur një grup qytetarësh protestuan kundër kërkesës për dënime me burg për të akuzuarit në çështjen “Monstra”, ku nuk janrë respektuar masat për grupimin dhe mbajtjen e maskave, Spasovski tha se ka dhe kallëzime penale dhe kundërvajtëse, njofton Portalb.mk.

“Ne do të informojmë në detaje nesër ose pasnesër në bazë të asaj që do të përpunohet, përfundohet deri në fund nga departamenti i krimit të dhunshëm dhe Prokuroria publike. Ashtu që, askund dhe në asnjë kohë nuk ka ndonjë situatë në të cilën nuk ka veprime dhe nuk ndërmerren aktivitete të caktuara, bëhet vetëm një vlerësim për atë se si dhe në çfarë mënyre ta mbajmë situatën në një nivel të kënaqshëm dhe të mos shkaktohen dëme të mëdha”, tha Spasovski.

Në seancën e djeshme të 30-të në Kuvend, në pjesën e pasdites pa diskutim dhe në leximin e parë kaluan më tepër ligje në fushën e mbrojtjes, punëve të brendshme, shëndetësi, bujqësi dhe financim. Deputetët gjithashtu do të votojnë për këto ligje kur të krijohen kushtet.

Ka pasur një diskutim të shkurtër vetëm për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për policinë, në leximin e parë.

Ndryshe më 29 janar familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra”, organizaun protestë në Shkup, pasi  Prokuroria në seancën e fundit gjyqësore i tha fjalët përfundimtare dhe me të njëjtat, i akuzoi se ata janë fajtorë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012-të, me përjashtim të Sami Lutës, për të cilin e tërhoqi akuzën në mungesë të provave.

Gjykimi për rastin “Monstra” në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar sërish valë pakënaqësie në opinion. Edhe pse ende nuk ka mbaruar dhe pritet që gjykatësit të thonë fjalën e fundit, kërkesa e Prokurorisë për burgim të përjetshëm për 3 persona, është shkak për riaktualizimin e protestave, pas atyre të të tensionuara të vitit 2014-të. Që konfuziteti dhe acarimi në opinion të jetë më i madh, përpos avokatit të të akuzuarve që thotë se ata janë të pafajshëm, problem shtesë është dhe deklarimi i kryeministrit Zoran Zaev, i cili kur ishte në opozitë, deklaronte se “persona të pafajshëm qëndrojnë pas grilave”. Por, tani ai thotë se gjithmonë ka folur me rezerva dhe se do të vendosin organet e drejtësisë.

Më 3 shkurt mbrojtja do të mbajë fjalë përfundimtare, ndërkaq më pas Gjykata duhet të caktojë një termin tjetër për ta shqiptuar aktgjykimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button