RMV, prej tani qytetarët shumë lehtë mund të denoncojnë ndotjen në Inspektoratin për Mjedis Jetësor

Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor prezantoi platformën online, e cila mundëson që denoncimet të cilat mbërrijnë nga qytetarët përmes kanaleve të ndryshme elektronike (Facebook, adresat e postës elektronike, ueb faqet) të arrijnë në një vend, të jenë më efikase që t’ju paraqiten inspektorëve përkatës, më lehtë të ndiqen rastet e ndotjes dhe më mirë të koordinohen inspektorët në kryerjen e detyrave të tyre, si dhe për t’iu përgjigjur qytetarëve që paraqesin denoncim nëse veprojnë dhe si veprojnë pas denoncimeve, njofton Portalb.mk.

Qytetarët mund të denoncojnë ndotjen në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit përmes rrjeteve të tyre sociale dhe adresave të postës elektronike ose në faqen e internetit të Inspektoratit, gjë që lehtëson ndjeshëm procesin e marrjes dhe regjistrimit të shpejtë të denoncimeve dhe reagimit në kohë të inspektorëve.

Denoncimi është i thjeshtë, me dërgimin e një mesazh përmes faqes së Facebookut të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, adresës së postës elektronike [email protected], ueb-faqes www.sei.gov.mk dhe në www.mapanazagaduvaci.mk. Në aplikacion, qytetarët duhet të përshkruajnë shkurtimisht problemin që po raportojnë, të tregojnë vendin ku kanë vërejtur ndotjen, nëse mund të dërgojnë fotografi ose video dhe të lënë të dhënat e tyre (emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit ose adresën e postës elektronike) në mënyrë që inspektorët të mund t’i kontaktojnë.

Platforma për denoncimin e ndotjes duhet të përmirësojë bashkëpunimin e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit me qytetarët, të mundësojë koordinim më të mirë në mbikëqyrjen inspektuese në nivelin shtetëror dhe lokal dhe të sigurojë monitorim më të madh në punën e inspektorëve në terren.

Platforma u zhvillua në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit në kuadër të fushatës “Razbistri se“, e cila është financuar nga Ambasada britanike në Shkup.

Video-animacionet se si funksionon platforma mund të shkarkohen në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button