RMV, akuzë për 24 vjeçarin nga Shkupi për pjesëmarrje në luftën e Sirisë

Prokurori kompetent nga Prokuroria themelore publike në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj 24 vjeçarit I.T. nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

I akuzuari është pjesë e grupit të përfshirë në aksionin “Qelia 2”, njoftojnë nga Prokuroria, duke përkujtuar se ky aksion ishte zhvilluar në shtatë vende në Shkup dhe Tetovë më 9 qershor të vitit 2016.

Raportohet se nga ky aksion janë arrestuar katër persona ish-anëtarë të ISIS-it, për të vazhduar më vonë edhe me arrestimin e një personi, ndërsa ndaj tre personave tjerë, duke përfshirë I.T., janë lëshuar urdhër-arrest.

“Pas një radikilazimit të mëparshëm në vendin tonë, I.T. si një shtetas maqedonas, në kundërshtim me ligjet ka shkuar në Siri, ku është trajnuar dhe ka marrë pjesë në aksione ushtarake në “Tahrir Hayat Al-Shali” e cila është shpallur organizatë terroriste nga OKB”, deklarojnë nga Prokuroria.

Prokuroria raportoi se ai gjatë kthimit në vend kishte kaluar kufirin përmes dokumenteve të vëllait, ndërsa menjëherë përmes kufirit në Bllacë është larguar për në Kosovë, ndërsa kur është kthyer në vend është arrestuar për t’u mbajtur nê burg. Për këtë, prokuroria ka kërkuar që t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

“QELIA 1”

Më 25 mars të vitit 2016-të, 5 nga 11 të akuzuarit e rastit “Qelia 1”, janë dënuar me nga 5 vjet burg, ndërkaq hoxha nga Çairi, Rexhep Memishi është dënuar me 7 vjet burg, për pjesëmarrje dhe organizim paraushtarak dhe rekrutim të shtetasve të Maqedonisë për të luftuar në Siri, në anën e “Shtetit Islamik”.

5 të dënuarit me nga 5 vjet burg janë: Fazli Sula, Muhamed Shehu, Sejfulla Edemovski, Ahmed Dardhishta dhe Resul Saiti. Sipas Gjykatës, këto 5 persona kanë marrë pjesë në logjistikë  dhe organizimin e ushtarëve për të luftuar në Siri.

“QELIA 2”

Ministria e Punëve të Brendshme e ka kryer një hetim gjithëpërfshirës nën emrin e koduar “Qelia 2″, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër S.R. (26), B.S. (32), B.G. (23), E.U. (36), F.I. (31) – të gjithë nga Shkupi, M.M. (38) nga Tetova dhe S.I. (27) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, gjegjësisht ose ai që ka ndihmuar në çfarëdo lloj mënyrë sipas nenit 394-a paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, kishin njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme më 9 korrik të vitit 2016-të.

MPB-ja kishte raportuar se aksioni policor është realizuar në gjashtë shtëpi të Shkupit dhe një të Tetovës. Pas bastisjeve, me urdhër të prokurorit, janë gjetur dhe siguruar katër persona (B.G., F.I., E.U. dhe B.S.), ndërkaq tre personat tjerë nuk janë të kapshëm për autoritetet.

“QELIA 3”

Pesë shtetas të Maqedonisë, nën dyshimin për anëtarësim në të ashtuquajturin “Shteti Islamik (ISIS)”, më 12 gusht të vitit 2016-të janë arrestuar në një aksion nën emrin e koduar “Qelia 3”, të sinkronizuar mes policisë së Maqedonisë dhe të Turqisë, në Aksaraj të Turqisë, ku është bërë rekrutimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button