Site icon PORTALB

Bulevardi “V.S Bato” në Tetovë ende nuk ka përfunduar, por shfrytëzohet nga qytetarët

Bulevardi “V.S Bato”.

Bulevardi “V.S Bato”.

Projekti për bulevardin “Video Smilevski – Bato” për të cilin u siguruan mjetet në gusht të vitit 2019 edhe pse ka filluar të shfrytëzohet nga qytetarët, ende nuk ka përfunduar në mënyrë që i njëjti edhe të inaugurohet nga autoritetet komunale. Përveç ndriçimit dhe rrugës, në këtë bulevard pritet të ndërtohen trotuaret dhe një zonë e gjelbër si dhe të bëhet vazhdimi i tij deri në lagjen “Drenovec”, shkruan Portalb.mk.

Ky bulevard është një ndër arteriet kryesore të komunikacionit për trafikun e stërngarkuar të Tetovës, i njëjti dash 1 muaj e më shumë ka filluar të shfrytëzohet nga qytetarët për shkak se rruga është ndërtuar.

Nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk potencuan se punët për përfundimin e këtij projekti ende janë duke vazhduar, bëhet fjalë për ndërtimin e trotuareve në të dyja anët e rrugës dhe një zonë e gjelbër me gjerësi prej 3m.

Teuta Arifi

“Punët për ndërtimin e bulevardit “Industrial” janë financiar përmes Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore, gjithsej 990 mijë euro. Me përfundimin e këtij bulevardi presim që të lehtësohet komunikacioni në qytet, kuptohet edhe zvogëlimin e faktorëve të cilët ndikojnë në ndotjen e ajrit. Me punët për vendosjen e trotuareve dhe ndërtimi i një zone të gjelbër do të vazhdohet, në përputhje me kushtet klimatike. Me përfundimin e kësaj faze që pritet të jetë shumë shpejt, i njëjti do të lëshohet në përdorim të plotë” thanë nga Komuna e Tetovës.

Nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, është premtuar se ky bulevard do të zgjerohet deri në lagjen “Drenovec” e cila ndodhet te stadiumi i qytetit të Tetovës. Sot autoritetet komunale potencuan se është përgatitur projekti dhe se së shpejti do të fillohet me punë.

“Për vazhdimin e këtij bulevardi deri në lagjen “Drenovec” është përgatitur projekt, me punët në teren do të fillohet në periudhën e ardhshme” deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Gazetari i Portalb.mk ishte në teren me 27 janar, kështu duket ky bulevard:

Bulevardi “V.S Bato”.

Çfarë përfshihet në këtë projekt?

Ndryshe, Sipas Komunës, bulevardi Vidoe Smilevski Bato është i rëndësishëm për trafikun në Tetovë, sepse siguron lidhjet midis tre rrugëve të rëndësishme nga dhe në Tetovë. Ky Bulevard lidh rrugën për në Shkup, Gostivar dhe Jazhincë.

Exit mobile version