Site icon PORTALB

RMV, policia i arrestoi edhe dy persona tjerë në lidhje me “Dhomën publike”

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut sot janë arrestuar katër persona në lidhje me rastin “Dhoma publike”, një grup në rrjetin social “Telegram” në të cilin shpërndahen fotografi private dhe eksplicite të vajzave dhe grave të Maqedonisë së Veriut. Një grup i tillë u paraqit para një viti, por rasti është pluhurosur në Prokurori pasi që ende është në fazë parahetimore, njofton Portalb.mk.

“Sot janë arrestuar gjithsej katër persona, dy nga Manastiri, një nga Velesi dhe një nga Shtipi, pjesëmarrës aktiv në Dhomën Publike në Telegram”, njoftoi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Ai sqaroi se po punohet për të zbuluar se kush e krijoi grupin dhe kush janë anëtarët e saj, duke premtuar se çdonjëri i përfshirë në grup do të hetohet dhe do të ndiqet penalisht.

Ndryshe, presidenti, kryeministri, e ministri i Punëve të Brendshme kanë reaguar me tone të ashpra për rishfaqjen e “Dhomës publike”. Gjatë ditës ishin arrestuar dy të dyshuarit e parë të rastit.

Kryeministri Zoran Zaev, njoftoi se Qeveria ka dërguar kërkesë kategorike deri te “Telegram” që ta fshijë grupin “Dhoma publike”, në të kundërtën do të marrin masa për bllokimin e këtij rrjeti social në vendin tonë.

“Do t’i ndërmarrim të gjitha masat e domosdoshme që të ju mbrojmë dhe t’i ndëshkojmë kryerësit e këtyre veprave të tmerrshme”, shkruan kryeministri duket dërguar mbështetje për të gjithë ata që kanë treguar solidaritet dhe e kanë dënuar këtë akt.

Exit mobile version