Dy qytetarë të Kumanovës dyshohen se kanë future në treg disa 50 euro të falsifikuara në një kazino, për çka policia ka ngritur kallëzim penal për “falsifikimin e parave”, transmeton Portalb.mk.
“SBP në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër 43 vjeçarit A.R. dhe 32 vjeçarit N.S. nga Kumanova, për shkak dyshimeve për falsifikimin e parave”, njoftojnë nga Policia.
Ata dyshohet se javën e kaluar nga një person në Tetovë kanë marrë 37 para të falsifikuara, 26 prej te cilave i kanë shfrytëzuar në një kazino. Vlerësohet se dëmin që e kanë shkaktuar arrin vlerën 79.950 denarëve.
Policia raportoi se edhe në veturën e 43 vjeçarit janë gjetur 11 para të falsifikuara në vlerë të njëjtë.