Site icon PORTALB

Kosovë 5 të vdekur dhe 288 raste me COVID-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Kosovë të martën janë regjistruar edhe pesë viktima të reja nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Viktimat janë nga komunat: Gjilan, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren, transmeton REL.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar në testimin e 1.842 mostrave janë shënuar edhe 288 raste me COVID-19. Sëmundjen e kanë mundur edhe 256 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 5.879.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 58.687 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.471 pacientë kanë vdekur ndërsa 51.337 janë shëruar.

Exit mobile version