RMV, masa dhe rekomandime nuk kishte, era dhe shiu i pastruan përqendrimet e larta të PM10

Era dhe shiu i pastruan përqendrimet e larta të PM 10, që u regjistruan javën e kaluar në disa qytete në vend. Ndotja në Shkup, Kavardarci, Kumanovë dhe Manastir disa ditë me radhë ishte me përqendrime ekstrem të larta të PM10 që i tejkalonin limitet e informimit dhe alarmimit. Krahas kësaj, për shkak të parashikimeve të volitshme kohore, Ministria për Mjedis Jetësor vendosi të mos japë rekomandime dhe masa, por të pret që koha të pastrohet, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në Shkup, javën e kaluar, ndotja më e lartë është regjistruar në pikën e matjes Lisiçe, 205 dhe 219 dhe 215 mikrogramë në një metër kub PM10 grimca më 20, 21 dhe 22 janar, kurse pikat Gazi Babë dhe Rektorat, që tradicionalisht tregojnë vlera të larta të PM, momentalisht nuk punojnë. Sot, koncentracionet e PM 10 në Lisiçe, si dhe në pikat tjera të matjes në Shkup, janë shumë nën nivelin e koncentracioneve të lejuara dhe lëvizin rreth 20 mikrogramë metër kub.

Në Manastir, pika e matjes Manastir 1 dy ditë me radhë ka treguar vlera mbi 100 mikrogramë metër kub PM10, që është limiti i informimit, kurse Manastir 2 ka matur 180 dhe 197 mikrogramë. Në Kumanovë, gjatë tre ditëve janë matur 177, 190 dhe 169 mikrogramë PM 10, ndërsa në Kavadarci, dy ditë me radhë ndotja ka qenë 175 dhe 173 mikrogramë. Përveç se në Kavadarci, ku sot janë matur rreth 68 mikrogramë PM 10, në qytetet tjera ajri ka qenë i pastër.

Koncentracionet serioze të PM 10 në ajër, ishin shkaku që organizata qytetare O2 Iniciativa të kërkojë përgjigje përkatëse nga institucionet dhe të bën apel te Ministria për Mjedis Jetësor dhe komunat të ndërmarrin masa për mbrojtjen e qytetarëve. Sipas ekologëve, rekomandimet dhe masat në raste të limitit të tejkaluar të alarmimit të PM10 grimcave duhet të jenë në fuqi kur koncentracionet tejkalojnë 163 µg/m3 dy ditë me radhë. Nga О2 Iniciativa janë të pakënaqur që Shkupi trajtohet ndryshe nga qytetet tjera dhe kërkohet koncentracionet e larta të jenë së paku dy pozita, ndërsa për momentin pjesë e pikave të matjes nuk funksionojnë. Kjo donë të thotë që krahas asaj që në Lisiçe javën e kaluar shumë rëndë merrej frymë, Shkupi nuk ishte kandidat për masa për mbrojtje nga ndotja.

Nga Ministria për Mjedis Jetësor konfirmuan që sistemi i tyre i monitorimit ka regjistruar tejkalim të vlerave të PM10 mbi limitin e alarmimit në tre qytetet, por megjithatë kanë vendosur të mos ketë masa. Shkaku për atë është prognoza kohore e volitshme e cila paralajmëronte erë dhe shi, që e pastruan ajrin këtë fundjavë.

“Procedura e miratimit të rekomandimeve dhe masave në kushte të tejkalimit të limiteve gjithmonë përfshin edhe raport nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, që përpilohet posaçërisht për rajonet që janë të prekura nga koncentracionet e larta. Nëse prognoza për ditët në vijim tregon kohë stabile, atëherë Ministria i sjellë rekomandimet dhe masat. Në këtë rast, të premten është kërkuar prognozë nga DPHM dhe ajo tregon kushte për shi dhe erë të shkallës së lehtë deri pak më të fortë, për çka ishte vendosur të mos ketë masa”, theksojnë nga Ministria.

Javën e kaluar, komuna Manastir, një nga qytetet më të ndotura, u bëri apel banorëve të vet ta shfrytëzojnë transportin publik, ndërsa nëse nuk kanë tepër nevojë, mjetet motorike t’i lënë në shtëpi. Autoritetet lokale kanë rekomanduar që për ngrohje të mos përdoret vaj i hedhur i djegur, hedhurina të lyera dhe të ngjyrosura druri dhe mobile, shkumë deti (stiropor), PET ambalazh, copa gome apo çfarëdo materiali sintetik, ndërsa koftorët e drurit të përdoren në mënyrë të drejtë. Përfaqësuesit e komunës përkujtuan edhe në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit për shëndet publik për kufizim të lëvizjeve dhe aktiviteteve të popullatës më të lëndueshme, fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike, sëmundje të sistemit kardiovaskular dhe të mushkërive, me rrezik të veçantë për të sëmurit nga astma, por edhe për persona të cilët angazhimin e tyre profesional e realizojnë në vend të hapur në zonat e ndotura të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button