Site icon PORTALB

RMV, 63 raste të reja me Kovid-19 në vend, 6 pacientë ndërruan jetë ndërsa 573 janë shëruar

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë testuar gjithsej 677 persona për Kovid-19, nga të cilët 63 kanë rezultuar pozitiv kurse 6 pacientë kanë ndërruar jetë. Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 573 persona të shëruar nga virusi korona në vend, shkruan Portalb.mk.

6 persona kanë ndërruar jetë, të gjithë në kushte spitalore, edhe atë: dy pacientë nga Shkupi (54 dhe 79), dy nga Prilepi (85 dhe 93), një nga Kavadarci (70) dhe një pacient nga Struga (83).

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 573, edhe atë:

Ndryshe, nga fillimi i epidemisë deri sot në vend janë realizuar gjithsej 443,277 teste për Kovid-19. Nga të cilët gjithsej 78,727 kanë rezultuar pozitiv, 2791 persona kanë ndërruar jetë ndërsa aktualisht ka 9,199 raste aktivë në vend.

Exit mobile version