Site icon PORTALB

RMV, 1731 të shëruar dhe 183 raste të reja me virusin korona, 6 persona ndërruan jetë për 24 orë

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 1466 të testuarve, 183 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Ndërkaq, 6 persona kanë humbur jetën kurse 1731 janë shëruar, shkruan Portalb.mk.

6 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë: Një pacient nga Shkupi (90), një nga Kumanova (51), një nga Prilepi (77), një nga Gostivari (71) dhe dy pacientë nga Ohri (72 dhe 45). Pacientët ndërruan jetë në kushte spitalore.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 1731:

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë është 90,654, prej të cilëve 78,154 janë shëruar, ndërsa 2785 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive aktualisht është 9715.

Exit mobile version