Pas prezantimit të hulumtimit, kishte hapësirë për diskutim për përmirësimin e gjendjes së zhvillimit të e-qeverisë dhe edukimit digjital në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe të organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor. Nga përfaqësuesit e institucioneve folën Romina Kostani – Drejtore e Drejtorisë së Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov (Shqipëri), Fjolla Restelica – projekti KODE në Ministrinë e Ekonomisë dhe Mjedisit Jetësor (Kosovë), Bojana Bajiq – Drejtore e Përgjithshme e Departamentit për Digjitalizim dhe Sisteme të Informacionit në Ministrinë e Financave (Mali i Zi), Sollza Kovaçevska – Këshilltare Shtetërore në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (Maqedonia e Veriut) dhe Zharko Dakiq – Këshilltar për TI, anëtar i Këshillit të Qytetit të Pançevës (Serbi). Organizatat e shoqërisë civile që morën pjesë në diskutim janë anëtarë të rrjetit ICEDA, gjegjësisht Aldo Merkoçi – koordinator i projekteve në Lëvizja MJAFT (Shqipëri), Blerina Ramaj – koordinatore e projekteve në Open Data Kosovo (Kosovë), Snezhana Nikiçeviq – koordinatore e projekteve në OJQ 35 MM (Mali i Zi) ) dhe Filip Milenkoviq – koordinator i projektit në CRTA (Serbi).

Konkluzionet e diskutimit përkuan kryesisht me konkluzionet dhe rekomandimet e studimit rajonal. Në fakt, qëllimi i dixhitalizimit është t’i thjeshtojë proceset dhe ta përmirësojë jetën e qytetarëve, ndërsa pandemia Kovid-19 e theksoi edhe më tej rëndësinë dhe nevojën për digjitalizimin e shërbimeve të institucioneve, thjeshtimin e tyre, si dhe edukimin e qytetarëve për përdorimin online të atyre shërbimeve, në vend të pritjes tradicionale në sportele. Gjithsesi, duhet të jemi të vetëdijshëm se kur prezantojmë inovacione dhe zgjidhje digjitale, duhet të kihet parasysh se është e nevojshme të sigurohet qëndrueshmëria dhe siguria e tyre, si dhe zgjidhja e tyre përmes një qasjeje sistematike. Për më tepër, është e nevojshme që institucionet nga rajoni t’i vendosin të gjitha e-shërbimet në një vend dhe t’i bëjnë ato plotësisht digjitale, nga momenti i aplikimit deri në momentin e marrjes së shërbimit. Gjithashtu, një nga përfundimet e përgjithshme ishte edhe rritja e vetëdijes kolektive për përfitimet nga digjitalizimi së gjithë popullsisë, që është një sfidë për periudhën e ardhshme.

Në vazhdim mund ta lexoni hulumtimin në shqip.