Site icon PORTALB

Tetovë, këto janë çmimet dhe linjat e transportit publik (INFOGRAFIK)

Pesë autobusë për transport publik arritën në Tetovë tre ditë më herët, ndërkaq, nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” kanë përgatitur çmimoren për biletat të cilën e kanë ndarë në pesë kategori, e njëjta do të zyrtarizohet pasi të votohet nga këshilli komunal. Fillimisht. Në Tetovë do të funksionojnë tre linja të transportit publik përmes qytetit, shkruan Portalb.mk.

Pas 8 vite premtimesh nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tre ditë më herët në Tetovë u sollën pesë autobusë të cilët do të shfrytëzohen për transport publik.

Ende nuk dihet kur do të ju mundësohet qytetarëve që ti shohin dhe shfrytëzojnë këta autobusë, megjithatë, burime të Portalb.mk thonë se kjo do të ndodhë pas përfundimit të disa procedurave formale, siç janë:

Sipas të gjitha gjasave, pritet që transporti publik në Tetovë të filloje me funksionim në fillim të muajit mars.

Portalb.mk përgatiti një infografik me çmimet e biletave që janë paralajmëruar:

Cilat do të jenë linjat në të cilat do të kalojnë këta autobusë?

Fillimisht, nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” është planifikuar që të funksionojnë tre linja të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit të Tetovës, edhe atë:

Kryetarja e Komunës së Tetovës ka edhe 8 muaj mandat ndërsa autobusët do të paguhen për 13 vite

Krediti prej 1.2 milion eurove të cilën e ka marrë Komuna e Tetovës do të filloje të paguhet pas tre vitesh, me normë interesi prej 3%, këtë e konfirmoi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Sipas kësaj, kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës përveç pagesës së autobusëve, do të duhet të përballet edhe me borxhin prej 9,4 milion eurosh.

“Bëhet fjalë për tre ruta të cilat do të përfshinë të gjithë pjesët e qytetit dhe do të mund të shfrytëzohen nga qytetarët tanë. Kjo është realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore për përmirësimin e shërbimeve komunale, që pastaj komunat aplikojnë dhe marrin kredi për realizimin e të së njëjtës. Bëhet fjalë për një kategori 13 vjeçare me një normë të interesit për 3%. Në rastin konkret, komuna ka aplikuar dhe i është dakorduar një vlerë prej 1.2 milion euro, mirëpo gjatë prokurimit, për shkak të transparencës këtu komuna ka kursyer dhe janë realizuar vetëm 720 mijë euro dhe pjesa tjetër deri 1.2 milion euro ngelet në dispozicion për komunën e Tetovës, për projekte tjera që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve” tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Kështu duken këta autobusë:

Autobusët e Tetovës.

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Exit mobile version