Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, është për të dytën herë kandidat për çmimin e themeluar nga britanikja “The Indipendent”, Çmimi i Letërsisë së Huaj, i cili është i vetmi çmim britanik që i jepet letërsisë së huaj të përkthyer në anglisht.
Lista e prej 6 titujsh do të bëhet publike ditën e enjte më 11 prill dhe fituesi do të nderohet në Royal Institute of British Architects (Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë) në Londër, në muajin maj.
Në listë është edhe shkrimtari Ismail Kadare me romanin “Darka e Gabuar”, i cili është përkthyer në anglisht me titullin “The Fall of the Stonë City” (Rënia e qytetit të gurtë), nga përkthyesi John Hodgson.
Ky libër ka patur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja. Eshtë hera e dytë që Kadare nominohet për këtë çmim. Herën e parë kryesoi listën “The Independent” në vitin 2007 deri afër fundit me librin e suksesshëm “Pasardhësi”. /Portalb