Site icon PORTALB

RMV, 190 raste të reja me KOVID-19, 6 ndërruan jetë, 2.009 u shëruan

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1.530 testime dhe prej tyre 190 kanë dalë pozitiv, 6 persona kanë ndërruar jetë, 2.009 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 88.938, të shëruarve 73.601, të vdekurve 2.702, ndërkaq rasteve aktive 12.635, njofton Portalb.mk.

“6 persona ndërruan jetë, katër nga Shkupi (60, 74, 44 dhe 86-vjeç), një nga Kumanova (72-vjeç) dhe një pacient nga Gostivari (64-vjeç). Pacientët vdiqën në spital.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Deri më tani, janë bërë 431,712 teste për COVID-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version