Site icon PORTALB

RMV, numër rekord i pacientëve të shëruar, 14 ndërruan jetë dhe 361 raste të reja me Kovid-19

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 361 raste pozitive nga gjithsej  2176 teste të kryera për Kovid-19, ndërsa 2116 pacientë janë regjistruar si të shëruar, derisa 14 persona kanë humbur betejën me këtë virus, shkruan Portalb.mk.

“Në gjithë vendin u regjistruan 14 vdekje të pacientëve të infektuar me virusin korona: 6 pacientë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Tetova, një nga Prilepi, një nga Ohri, dy nga Strumica dhe një pacient nga Struga. Prej tyre, tre kanë ndërruar jetë jashtë spitalit, të tjerët në spital”, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 88749 nga këto 71592 janë shëruar ndërsa  2696 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vend ka 14461 raste aktive me virusin korona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version