Haradinaj: Nuk shkoj me inat me Thaçin

“Unë për inati të Thaçit apo të ndonjë tjetri nuk mund të mos e kërkoj liberalizimin e vizave për qytetarët. Nuk mund t’u them ndërkombëtarëve në takime që mos na i jepni vizat, vetëm që të bie Thaçi”, ka thënë Haradinaj, për një televizion lokal në Prizren, raporton  PrizrenPress.com.

Haradinaj ka demantuar zërat se AAK-ja nuk ka bërë opozitë ndaj Qeverisë Thaçi. Sipas tij, AAK-ja ka luajtur një rol opozitar të mirë në Kuvendin e Kosovës.

“Është krijuar një përshtypje e gabueshme. AAK-ja ka qenë një opozitë e mirë kur kanë qenë në pyetje problemet e brendshme, të cilat janë krijuar nga Qeveria e Kosovës, por normalisht që për temat nacionale ne i kemi marrë përgjegjësitë tona”,  ka thënë Haradinaj./

Lajme të ngjashme

Back to top button