Site icon PORTALB

Përleshje dhe gjuajte me armë deri në plagosje në Shkup

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në një përleshje që ka ndodhur në rrugën për në Batincë të Studeniçanit, ka ndodhur plagosja e dy personave të cilët janë dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, transmeton Portalb.mk.

Të plagosurit janë dorëzuar në hapësirat e spitalit përmes veturës “Golf”, ndërsa vendi rreth veturës është izoluar nga punonjësit policor, të cilët kanë arrestuar katër të përfshirët në aksident.

Raportohet edhe për një përleshje ndërmjet dy grupeve, në rrugën rajonale Batincë-Draçevë, ku është plagosur një 48 vjeçar dhe 30 vjeçar. Në përleshje, përveç 48 vjeçarit N.R. dhe 30 vjeçarit M.R. nga njëra anë, kanë marrë pjesë edhe 68 vjeçari N.K. dhe 32 vjeçari H.K.

Exit mobile version