Keqpërdorimet në Agjencinë nacionale, dëshmoi Zllatkovski, ndërsa Dimova dhe dy të tjerë do të pyeten nga java tjetër

Ka filluar dëgjimi i të akuzuarve për keqpërdorimet në  Agjencinë kombëtare për programe evropiane dhe lëvizshmëri. Deklarata e parë u dha nga pronari i “V.E.Z. Trade”, Zoran Zllatkovski, i cili ishte thirrur nga prokurorja që udhëheq procedurën. Pas tij, do të dëgjohet drejtoresha e shkarkuar Lidija Dimova, ish-bashkëpunëtori i jashtëm Aleksandër Goçev dhe arkëtarja në pension Ana Pavlidu, njofton Portalb.mk.

“Në kuadër të procedurës hetimore, përveç mbledhjes dhe analizës së provave materiale, në periudhën e kaluar njëri prej të dyshuarve dëshmoi para prokurorit publik. Të dyshuarit e tjerë, në përputhje me aktivitetet e planifikuara të prokurorit publik në fjalë, do të thirren në periudhën pas 15 janarit,” thanë nga Prokuroria për  A1on.

Përveç rasteve të hetuara nga Policia Financiare, prokurorja udhëheq procedurë hetimore kundër Lidia Dimovës edhe pas denoncimit nga Oda Ekonomike për Turizëm e Maqedonisë. Sipas të njëjtës, Dimova abuzoi me pozicionin e saj si drejtore dhe manipuloi një procedurë të konkursit publik. Kjo çështje është bashkuar me çështjen e formuar pas raportit nga Policia Financiare, pasi për Dimovën tashmë ishte në rrjedhë procedura për këtë vepër. Me padinë është përfshirë gjithashtu edhe Agjencia kombëtare për programe evropiane dhe lëvizshmëri.

“E denoncuara e parë Lidija Dimova si person përgjegjës në personin e dytë të denoncuar të Agjencisë kombëtare për programe evropiane dhe lëvizshmëri, në periudhën prej 05.10.2018 deri më 09.10.2018, keqpërdori pozitën dhe autoritetin e saj si drejtore e Agjencisë duke manipuluar procedurën e konkursit publik, në kundërshtim me Ligjin për konkurse publike me qëllim të lidhjes së kontratës së konkursit publik me persona të paracaktuar prej saj, e cila në të njëjtën kohë u shkaktoi dëme të gjitha palëve të treta të interesuara për të marrë pjesë në procedurën e konkursit publik”, qëndron në paditë penale nga Oda Ekonomike për turizmin në Maqedoni.

Lidija Dimova dyshohet për mashtrim në dëm të fondeve të bashkësisë evropiane dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Zoran Zllatkovski dhe Aleksandar Goçev po ndiqen penalisht për mashtrim në dëm të fondeve të bashkësisë ndërkombëtare. Ana Pavlidus i ngarkohet vepra penale punë nga pakujdesia gjatë shërbimit. Të gjithëve, përveç Pavlidus, iu konfiskuan pasaportat.

Dimova u shkarkua nga pozita e drejtores së Agjencisë Kombëtare, dhe në vend të saj drejtor në detyrë u emërua Marko Gjorgievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button