Po intensifikohen negociatat Maqedoni-Bullgari, këto ditë do të shkëmbehen propozime për Planin Aksional

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ranë dakord që ditëve në vijim të shkëmbejnë propozime nga të dy palët mbi Planin e Aksional për zbatimin e detyrimeve të Marrëveshjes për Miqësi të vitit 2017, me qëllim që të gjendet mënyrë për të forcuar zbatimin dhe efikasitetin e saj, njofton Portalb.mk.

Kështu, nga Ministria e Punëve të Jashtme presin që të kthehet besimi në Marrëveshjen dhe në procesin e dialogut midis dy vendeve për të tejkaluar dallimet dhe të njoftojnë se përfaqësuesi special Vllado Buçkovski shpesh do të udhëtojë në Bullgari për të monitoruar Planin e Aksional dhe për të inkurajuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kujtojnë se gjatë komunikimit të rregullt midis të dy palëve ka një shkëmbim të vazhdueshëm të mendimeve dhe ideve, ndërsa edhe të dy palët shpesh ndajnë propozimet dhe pikëpamjet e tyre në të cilat tregojnë dhe shpjegojnë pozicionet e tyre.

“I fundit me radhë është Plani i aksionar për zbatimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Miqësisë e vitit 2017, i cili është propozim nga pala jonë, ndërsa për të cilin presim që këto ditë të marrim përgjigje ose propozim vërejtje dhe propozime nga Republika e Bullgarisë”, deklaruan dje nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga kjo Ministri thonë se, Bujar Osmani këtë javë ka komunikuar me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ku janë dakorduar që ditëve në vijim të shkëmbejnë propozimet nga të dyja anët për Planin Aksionar.

Gjatë komunikimit të rregullt mes dy anëve ka shkëmbim të vazhdueshëm të mendimeve dhe ideve; dy anët shpesh ndajnë propozime të tyre dhe pikëpamje në të cilat i apostrofojnë dhe sqarojnë pozicionet e tyre. I fundit nga seria është Plani Aksionar për zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja për miqësi nga 2017-ta, që është propozim nga ana jonë, e për të cilën presim këto ditë të marrim përgjigje dhe/ose propozim vërejtje dhe propozim nga ana e Republikës së Bullgarisë. Qëllimi është të gjejmë mënyrë për të forcuar zbatimin dhe efikasitetin e Marrëveshjes për miqësi nga viti 2017, me çka do të kthehet besimi dhe në vet Marrëveshjen dhe në procesin e dialogut në mes dy vendeve për anashkalimin e dallimeve, ashtu siç ju ngjanë dy vendeve mike e fqinje në Evropë. Në këtë drejtim, duam që edhe një herë të potencojmë se roli i përfaqësuesit special Buçkovski është që rregullisht të udhëtojë për në Bullgari me qëllim përcjelljen e Planit Aksionar dhe inkurajimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Në këtë drejtim është e pritshme në periudhën në vazhdim të realizojë udhëtime të shpeshta në relacionin Shkup- Sofje”, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Jashtme.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dje porositi se nuk mund t’i shohim fqinjët me të njëjtat syze të së kaluarës dhe shtoi se zgjidhja dhe formula e vetme për Bullgarinë është kthimi te parimi i Marrëveshjes, por edhe gjetja e mekanizmave për ta bërë atë më të shpejtë, më dinamike për dhënien e rezultateve.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai deklaroi se tani që po hyjmë në një aleancë tjetër me vendet e tjera në NATO dhe BE, me Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë, nuk mund ta shihni botën me të njëjtat syze.

“Për mua, problemi është ai që është përcaktuar në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Çdo tërheqje nga marrëveshja e bën problemin konfuz, të pakuptueshëm dhe kështu konstatimin e Kryeministrit, padyshim që ndjenja është se po dilet nga korniza e nënshkruar dhe ajo krijon konfuzion sepse nuk është në kornizë. Vetëm korniza shpjegon pikëpamjen dhe prandaj mendoj se zgjidhja e vetme, formula e vetme është kthimi te parimi i marrëveshjes, por gjetja e mekanizmave për ta bërë atë më të shpejtë, më dinamike në mënyrë që të japë rezultat”, tha Osmani.

Sipas tij, të diskutueshme janë dallimet në pritjet për shpejtësinë e zbatimit, për dinamikën, për qëllimin e zbatimit të Marrëveshjes.

“Dhe unë mendoj se këtu marrëveshja mund të mos i ketë të definuara qartë, pasi marrëveshja nuk parashikon dinamikë kohore, dhe as standarde të caktuara që duhet të realizohen në një periudhë të caktuar. Këtu i lihet vullnetit të mirë të të dy vendeve për të kapërcyer dallimet dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët së bashku në një aleancë të re, të tilla si NATO dhe BE. Pikërisht këtu në këto çështje të definuara në mënyrë joprecize, të gjithë kanë pritshmëri të ndryshme dhe ato pritje padyshim që krijojnë ankth dhe shqetësime te njerëzit, te shtetet, sepse të gjithë dëshirojnë të kenë parashikueshmëri në proces”, tha Osmani.

Kur nuk ka parashikueshmëri, thekson ai, atëherë të gjithë dalin me agjendën e tyre, atëherë periudha parazgjedhore i përkeqëson ato kushte dhe për atë arsye vlerësoj se i kthehemi marrëveshjes, krijojmë parashikueshmëri në zbatim dhe këtu mendoj se do të pastrohen dilemat në lidhje me atë se kush çfarë pret.

Osmani theksoi se është e gabuar nëse ndonjë prej shteteve përpiqet të marrë vetëm pjesë të marrëveshjes ose marrëveshjeve, çfarë u përshtatet atyre dhe shtoi se marrëveshjet duhet të respektohen si gjithçka.

“Qëllimi i Komisionit është të zgjidhë dilemat historike në kontekstin e arsimit, në kontekstin e kapërcimit të stereotipave të Ballkanit në librat shkollorë që i shohin popujt si miq dhe kështu që ne u mësojmë fëmijëve se këtu kombet janë armiq dhe kështu ata duhet të ta ndërtojnë pikëpamjen e tyre për fqinjin, por jo historinë si çështje të identitetit të kombeve, sepse çështja e identitetit lind nga e drejta e shteteve për vetëvendosje dhe nuk është çështje e mosmarrëveshjes, dhe mendoj se ky është ndryshimi kryesor. Ky dallim do të bëhet dhe mendoj se atëherë njerëzit do të shohin më lehtë te Komisioni dhe këtu në vendin tonë, më pak emocionalist do ta kuptojnë rolin e komisionit. Ndërsa unë mendoj se ky është problemi – emocionet. Aty ku ka emocione, nuk ka racionalitet. Neve tani na duhet një qasje racionale, që ndan historinë si çështje edukative, përkundrejt historisë si një mosmarrëveshje identiteti”, tha Osmani.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dje tha se një ministër nga Qeveria bullgare konfirmoi se ekziston një Aneks prej 12 pikave të Marrëveshjes, i cili sipas informacionit të tij ka pozicione jashtëzakonisht të këqija për identitetin maqedonas.

“Tre muaj më parë, në “Samo intervju” në televizionin Kanal 5, thashë se ekziston aneks i Marrëveshjes me Bullgarinë. Atëherë nga Zaevi, bashkëpunëtorët e tij të pafuqishëm dhe propaganda e rreme e qeverisë u sulmova se po përhapja të pavërteta”, tha Mickoski.

Me pohime se Qeveria po negocion për gjuhën dhe identitetin maqedonas larg syve të opinionit dje doli ehde anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Stefan Andonovski.

“Është turp që në emisione televizive në Sofje të diskutohet për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase, pa e ditur askush se çfarë ka në tryezë. Në të njëjtën kohë, është turp që Dimitrovi të bindë maqedonasit se duhet të pauzojnë nga mosmarrëveshja me Bullgarinë, përderisa Buçkovski po përgatitet për takim dhe diskutime reja, tha ai, duke shtuar se opinioni meriton të dijë gjithçka”.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Krerët e Maqedonisë së Veriut, megjithëse tentuan të zbusin tensionet, sërish u shprehën se nuk do të negociojnë për identitetin e tyre, pasi kjo bie ndesh me parimet themelore të vetë-përcaktimit dhe standardeve të BE-së.

Përfundimisht nga agjenda e Këshillit Evropian u hoqën edhe konkluzat për Ballkanin Perendimor më 18 dhjetor, pasi nuk kishte unanimitet te antarët e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë viti 2020 shihej më shumë optimist për eurointegrimet, pasi BE-ja kryesohej nga Gjermania, e cila dukej shumë e përkushtuar për zgjerimin e BE-së dhe fillim të negociatave me Maqedoninë. Përpjekjet për “bindur” Bullgarinë ranë në ujë dhe procesi integrues është shtyrë për vitin 2021. Ndërkohë gjysma e parë e vitit 2021 është nën presidencën portugeze, e cila karakterizohet si me më pak interes për zgjerimin, kurse Bullgaria ka zgjedhje në mars, kështu që me gjasë vendimi pritet të shtyhet deri në gjysmën e dytë të vitit 2021, gjë që shkakton shqetësim te shumica e vendeve anëtare lidhur me mirëmbajtjen e kursit të reformës në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button