Site icon PORTALB

Qëllohet me armë hoteli ‘Rojal’ në rrethin e Tetovës

Qëllohet me armë hoteli “Rojal” në rrethin e Tetovës.

Qëllohet me armë hoteli “Rojal” në rrethin e Tetovës.

Mbrëmë rreth orës 22:05, një njeri, tani për tani i panjohur, nga një veturë në lëvizje ka gjuajtur disa plumba në drejtim të hotelit “Rojal” në rrethin e Tetovës.

Rastin e ka paraqitur pronari 47-vjeçar i hotelit. Ai ka thënë se automobili ka qarkulluar në rrugën rajonale Tetovë – Bërvenicë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë hetim, me ç’rast ka gjetur gjashtë gëzhoja plumbash të revoles dhe ka konstatuar se nga gjuajtja është dëmtuar dera hyrëse, xhamat anësorë dhe disa mure në brendësi të korridorit.

SPB-ja e Tetovës është në kërkim të autorit.

Exit mobile version