Site icon PORTALB

4 milionë euro ka arkëtuar Komuna Qendër nga aktgjykimet e Gjykatave dhe garancitë bankare

analiza ekonomike Moti sot, shkup, permendore

Foto arkiv

Pothuajse 4 milion euro ose gjithsej 223,973,602.00 denarë janë mbledhur në buxhetin e Komunës së Qendrës nga vendimet gjyqësore, gjobat kontraktuale dhe garancitë e aktivizuara bankare, shkruan SDK.

“Në bazë të garancive bankare të aktivizuara dhe gjobave kontraktuale nga gjithsej 6 procedura, vitin e kaluar Komuna e Qendrës grumbulloi 65,125,816.00 denarë në buxhet, kurse 25,389,383.00 denarë janë derdhur në buxhetin e Maqedonisë së Veriut. Shumica e fondeve janë arkëtuar në emër të gjobave kontraktuale me një person juridik nga Shkupi, për shkak të mos përfundimit të ndërtimit të një objekti brenda afatit të caktuar, i cili ishte përcaktuar në lejen e marrë të ndërtimit”, thonë nga Komuna.

Janë aktivizuar edhe garanci bankare nga një person juridik nga Shkupi në falimentim, ku Komuna mblodhi një shumë prej 1.240.000,00 denarë për mosrespektim të marrëveshjeve të lidhura dhe mos ndërmarrje të detyrimeve kontraktuale.

Nga 10 lëndë gjyqësore, Komuna e Qendrës në vitin 2020 në buxhetin e saj ka shtuar 133.458.403,00 denarë shtesë. Komuna i arkëton këto fonde në bazë të borxheve nga disa institucione publike, persona juridikë dhe individë.

Nga komuna Qendër thonë që procedurat janë hapur tashmë ku ende nuk ka përmbarim të fondeve, kurse kallëzim penal është ngritur në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër një personi për veprimin në kundërshtim me nenin 389 të Kodit Penal të Maqedonisë Veriore, gjegjësisht për heqjen e paligjshme ose dëmtimin të vula zyrtare të vendosur nga zyrtar i autorizuar për të siguruar një objekt ose ambient.

Nga fondet e mbledhura, mbulohen detyrimet e rregullta financiare, por shpenzohen edhe për rindërtim të rrugëve, kopshteve dhe shkollave ​​fillore, ndërtim të terreneve sportive, parqeve dhe zonave të gjelbra nën kompetencë të komunës.

Exit mobile version