Site icon PORTALB

Merkel: Javët në vijim do të jenë më të vështira të pandemisë me virusin korona

Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerëson se asnjë shtet në botë nuk mund të jetë i sigurt derisa fqinjët dhe miqtë e saja nuk janë të sigurta, shkruan Portalb.mk.

Merkel është e bindur se vendimi për sigurim të përbashkët të vaksinave kundër Kovid-19 me shtetet e BE-së ka qenë i mirë.

“Virusi i cili ndikon te të gjithë ne nuk mund të mposhtet vetëm nga një shtet. Asnjë shtet, as Gjermania, nuk mund të jetë e sigurt nga virusi në qoftë se nuk janë edhe miqtë e saja dhe fqinjët” tha Merkel.

Duke treguar se do të vazhdojnë masat restriktive në Gjermani, Merkel gjithashtu potencoi se javët në vijim do të jenë më të vështira në raport me pandeminë.

“Mjekët dhe personeli tjetër mjekësor po punojnë deri në rraskapitje. Gjithashtu, ajo që dëgjojmë është se mutacioni i virusit nuk e bën hallin më të vogël, e kundërta, e bën më të madh. Qëllimi, sipas kësaj, duhet të jetë ulja e numrit të të infektuarve” theksoi Merkel.

Exit mobile version