Agjentët e FBI-së kanë gjetur një automjet me 11 bomba të bëra në kushte shtëpiake, disa pushka dhe automat dhe disa mitraloz. Automjeti i cili ishte në pronësi e një personi nga Alabama ishte parkuar afër kongresit, ndërsa bombat ishin të mbushura me benzinë dhe polisterol, që sipas FBI-së, do të duhej ta kishin efektin e bombave napalm, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.
Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka publikuar fotografi të disa personave të cilët të mërkurën hyrën në Kongres me qëllim të parandalojnë zyrtarizmin e rezultateve të zgjedhjeve sipas të cilave, Joe Biden është presidenti i ri i ShBA-ve. FBI ju drejtua amerikanëve që të ndihmojnë dhe të paraqesin në qoftë se i shohin personat.
Disa persona që hyrën në Kongres veçse janë arrestuar. Mes tyre edhe 60 vjeçar Richard Barnet nga Arkanza, i cili e “okupoi” zyrën e spikerit të dhomës së përfaqësuesve, Nensi Pelosi.
Ndryshe, hetimi është i gjerë, ndërsa personat që kërkohen mund të akuzohen për disa vepra penale për të cilat parashihen shumë vite burg.
- LEXO: U certifikua Joe Biden si president i ardhshëm i ShBA-së, katër persona të vrarë nga trazirat në Kongres (GALERI)
- LEXO: ShBA, 52 të arrestuar pas sulmeve në Kongresin amerikan
- LEXO: Twitteri zhbllokoi llogarinë e Trumpit, por nëse nuk i respekton rregullat e rrjetit mund t’ia mbyllë përgjithmonë
- LEXO: Facebook dhe Instagram zgjasin bllokun ndaj Trump-it “për një kohë të pacaktuar”
- LEXO: Protesta para disa parlamenteve të shteteve amerikane
-
LEXO: U rikthye kontrolli në Kongres pasi turma pro-Trump hyri dhunshëm, një grua humbi jetën