Gjatë regjistrimit të popullsisë në prill do të ketë grafë për përkatësinë etnike dhe fetare, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, njofton Portalb.mk.
“Gjatë regjistrimit të popullsisë do të ketë kolonë për përkatësinë etnike dhe fetare. Tani pres që peshkop Petar, për të mirën e shtetit, t’i thërrasë besimtarët që të mbështesin masivisht regjistrimin”, shkroi Ministri Mariçiq në llogarinë e tij në Twitter.
На пописот во април ќе има графа за национална и верска припадност. Очекувам сега, владиката Петар, за доброто на државата да ги повика верниците масовно да го поддржат пописот.#Попис2021 pic.twitter.com/cBYZT8ODiT
— Bojan Maricik (@Bojan_Maricikj) January 5, 2021
Ministri i Drejtësisë e shkroi këtë si reagim ndaj peshkopit Petar i cili tha se nëse nuk ka kolonë për përkatësi fetare në listat e regjistrimit, do t’i bëjnë thirrje popullit të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë.
Ndryshe regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të zhvillohet gjatë vitit 2020, por u prolongua për shkak se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe opozita e kërkuan një gjë të till, për vetëm disa muaj për shkak të pandemisë me covid-19.
Për realizimin e këtij procesi, planifikohet sigurimi i 5,650 paisjeve të reja.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është realizuar në vitin 2002, ndërkaq në vitin 2011 u fillua, por nuk u realizua.
- LEXO: Mickoski: Nuk do të mbështesim regjistrim të popullsisë të atillë siç planifikon Zaevi
- LEXO: Maqedonia e Veriut 18 vjet pa regjistrim të popullsisë
- LEXO: Propozim-ligji për Regjistrimin e Popullsisë e kaloi leximin e parë
- LEXO: Maqedonia e Veriut synon ta regjistrojë popullsinë në prill të vitit 2021
- LEXO: RMV, shumica parlamentare nuk kishte kuorum për votim të ligjeve, VMRO vazhdon me mospjesëmarrje në seanca
- LEXO: RMV, regjistrimi i popullsisë përmes 7 gjuhëve, deri 300 euro dënime për parregullsi, nesër projektligji në Kuvend