LSDM-ja si parti fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare, sot në Këshillin Qendror vendosi për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme gjatë vitit, sipas parimit “një anëtar, një votë”, transmeton Portalb.mk.
“Këtë vit, kryetari i partisë do të zgjedhet në zgjedhje të drejtpërdrejta, me mundësinë për vendosje, votim i çdo anëtari”, raportojnë nga LSDM-ja pas mbledhjes së Këshillit.
Partia paralajmëroi se do të fillojë tash përditësimi i bazës së të dhënave dhe regjistrimi i anëtarëve të LSDM-së.
“Në këtë drejtim, demokratizimi shtesë i partisë, me atë që mundëson që çdo anëtar I jonë të votojë në zgjedhjet e brendshme të sivjetme, është kualitet i ri, vlerë e re për LSDM-në”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke theksuar se kjo ndodh për herë të parë në shtet.
Ndryshe, në Këshillin Qendror sot është formuar edhe Forumi i pensionistëve të LSDM-së.