Zaev: Qeveria i ka dhënë para Antikorrupsionit, pajisja e re mund të instalohet edhe në hapësirat e vjetra

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp i pyetur se pse hapësirat e reja ia ka dhënë zv/kryeministrit Artan Grubi, gjegjësisht Ministrisë për Sistem Politik e jo Komisionit për Antikorrupsion, të cilëve fillimisht u ishin premtuar, tha se kompjuterë, laptopë, program të ri dhe softuer mund të instalohen tani për tani edhe në hapësirat aktuale të Komisionit. Por, Qeveria vazhdon të kërkojë hapësira të reja për Komisionin për Parandalimin e Korrupsionin, ashtu sikur edhe për dhjetëra institucione tjera, njofton Portalb.mk.

Zaev tha se ajo që është më e rëndësishme që Antikorrupsioni të punojë, është modernizimi dhe pajisja e re informatike, ajo është siguruar.

“Në seancë qeveritare e ftuam kryetaren e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska. Prej 11 milionë denarëve, ajo kërkoi edhe 38 milionë denarë tjera për pajisje dhe modernizim dhe Qeveria i doli në ndihmë. Mjetet për laptopë të rinj, program dhe softuer janë siguruar. Ata janë mobilë, jo statik dhe munden që të transferohen, sërish të instalohen”, tha Zaev për vërejtjet se pse hapësirat e reja i mori Grubi.

Zaev e lavdëroi Grubin se ka punuar duke kursyer.

“Mbetemi të barabartë që t’u shërbejmë të gjithë institucioneve, pavarësisht nëse janë qeveritare, gjyqësore, të vetëqeverisjes lokale, trupa rregullatorë dhe komisione. Dallimi është në atë që zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Grubi dhe shumë ministra tjerë kanë hequr dorë nga harxhimet, kështu që kthyem kredi në PUIG”, tha Zaev.

Në lidhje me atë se si Grubi e ka siguruar ndërtesën me kursime, ai tha:

“Nuk kurseva vetëm unë, por unë e koordinova punën. Nga të gjitha ministritë që u kanë mbetur para nga rebalanci i Buxhetit, që të mos “digjen” ato mjete, me vendim të Kuvendit për ridestinimin e tyre, i dhamë ato para për Ndërmarrjen Publike për Hapësira Banesore dhe Afariste që ta kthejë kredinë për ndërtesën”.

Zaev shprehu keqardhje që një zgjidhje e tillë e kushteve hapësinore mund të bëhet vetëm me ministritë, dhe jo edhe me Antikorrupsionin, gjykatat dhe institucionet e tjera që nuk janë nën Qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button