Site icon PORTALB

Gjermania do të zgjasë karantinën deri në fund të muajit pasi shkalla e infektimit me koronavirus mbetet shumë e lartë

Flamuri gjerman, ilustrim

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe liderët federal rajonal sot pritet të bien dakord për të zgjatur mbylljen pothuajse të plotë në Gjermani deri në fund të muajit, pasi numri i të vdekurve nga kovid-19 vazhdoi të rritet, pavarësisht kufizimeve të vendosura më parë. Më 30 dhjetor, Gjermania për herë të parë kishte më shumë se 1.000 vdekje nga kovid-19 në një ditë, njofton Portalb.mk.

Karantina aktuale përfundon më 10 janar, por e njëjta me gjasë do të zgjatet deri më 31 janar, kur Merkel do të mbajë një video konferencë sot me udhëheqësit e 16 republikave federale gjermane.

“Duke qenë se shkalla e infeksionit është akoma shumë e lartë, është e patjetërsueshme të vazhdojmë kufizimet”, dklaroi ministri i Shëndetësisë Jens Spann.

Michael Kretschmer, Kryeministri i Saksonisë, krahina me numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit në vend, thotë se karantina e vazhdueshme është e pashmangshme.

Nga Qeveria thonë se ndikimi i vërtetë i udhëtimeve për pushime dhe shoqërimit në përhapjen e koronavirusit nuk do të dihet deri në mes të janarit.

Exit mobile version