Site icon PORTALB

Infektologu Markovski dhe 7 persona të tjerë të akuzuar për hulumtim të paligjshëm arkeologjik dhe trafikim të artefakteve

Prokuroria Publike - Shkup, ura dhe lumi Vardar, foto: Vanço Xhambaski

Pas hetimit disamujor, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot deri te Gjykata Penale ka dorëzuar akuzë kundër 8 personave për hulumtime të paligjshme arkeologjike për përfitim personal, a në mesin e të akuzuarve është edhe infektologu dr. Velo Markovski. Në ndërkohë, Markovski u bë anëtar i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Personat janë të akuzuar se gjatë viteve 2017-të dhe 2018-të individualisht dhe bashkë, pa leje nga organet kompetente, kanë kryer hulumtime të paligjshme arkeologjike dhe kanë gjurmuar në lokalitete arkeologjike dhe lokalitete me gjëra të rralla në territorin e Maqedonisë së Veriut, të mirat e gjetura në mënyrë të paautorizuar i kanë përvetësuar dhe i kanë fshehur, a më pas të mirat në mënyrë të paautorizuar ua kanë shitur blerësve në vend dhe jashtë vendit”, thonë nga Prokuroria.

Në periudhën e caktuar, të akuzuar R.P., A.B. dhe Zh.R., me qëllim të përfitimit të paligjshëm, kanë krijuar grup për kryerjen e veprave penale lidhur me hulumtime të paligjshme arkeologjike dhe gjurmime, në të cilin përfaqësuesit e të cilit janë bërë të akuzuarit, Velo Markovski dhe 4 persona tjerë.

“Ata mes vete kanë këmbyer njohuri për pozicionet e këtyre lokaliteteve dhe pas gjetjes së tyre, me pajisje të paautorizuar – detektorë dhe sonda, kanë kryer gjurmime të paligjshme. Me përdorimin e pajisjeve të palejuara, i kanë gjurmuar lokalitetet arkeologjike dhe lokalitetet që përmbajnë gjëra të rralla natyrore, a janë gjetur të mira nën mbrojtjen e përkohshme, trashëgimi kulturore gjëra natyrore të rralla me vlerë të pacaktuar, në pronësi të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë të paautorizuar i kanë përvetësuar. Pastaj, artefaktet i kanë fshehur në lokacione të panjohura të sigurta dhe në shtëpitë e mjekut të akuzuar Markovski dhe të I.D. dhe A.B., derisa të gjenden blerës të paautorizuar”.

Pasi janë gjetur të blerësit nga vendi dhe jashtë vendit, të akuzuarit i kanë trafikuar këto artefakte të rëndësishme, të cilat janë në pronësi të shtetit. Blerësit të mirën nën mbrojtje të përkohshme, gjegjësisht trashëgiminë kulturore dhe gjërat e rralla natyrore me vlerë të pacaktuar i kanë nxjerrë jashtë shtetit dhe me atë në mënyrë janë tjetërsuar përgjithmonë nga shteti.

Exit mobile version