Site icon PORTALB

RMV, 15 pacientë ndërruan jetë, 493 raste të reja me Kovid-19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto arkiv: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se nga gjithsej 2.366 testime për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 493 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 15 persona ndërsa janë shëruar 450 pacientë, shkruan Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 15 persona me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut: 4 pacientë nga Shkupi (47, 58, 81 и 56) një nga Kumanova (35), dy nga Struga (75 dhe 64, një nga Veles (70), dy nga Manastiri (70 dhe 56), një nga Ohri (80), një nga Kavadari (73), një nga Gjevgjelia/ Bogdancë (63),një nga Kriva Pallanka (65) dhe një pacient nga Negotina (67). Pacientët kanë ndërruar jetë në spital”, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Në Maqedoninë e Veriut janë realizuar gjithsej 399.163 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 82.784 të infektuar, janë shëruar 60.706, 2.488 kanë vdekur ndërkaq numri i rasteve aktive është 19.600.

Exit mobile version