Argjentina zbuti rregullat e abortit, e legalizoi atë deri në javën e 14-të të shtatzënisë

Kongresi i Argjentinës legalizoi abortin deri në javën e 14-të të shtatzënisë. Senatorët votuan në favor të projektligjit, pas një seance maratonë, me 38 vota pro, 29 kundër dhe një abstenim, shkruan REL.

Deri më tani, Argjentina ka pasur disa nga ligjet më të ashpra në botë.

Aborti është lejuar vetëm në rastet e përdhunimit ose kur shëndeti i nënës ka qenë në rrezik.

Ligji është miratuar nga Dhoma e Deputetëve më herët.

Kisha Katolike, e cila mbetet me shumë ndikim në Amerikën Latine, e ka kundërshtuar ligjin dhe u ka bërë thirrje senatorëve që ta refuzojnë atë.

Aktivistët pro zgjedhjes shpresojnë se miratimi i ligjit në Argjentinë – njërin nga vendet më të mëdha dhe më me ndikim në Amerikën Latine – do t’i frymëzojë vendet e tjera ta ndjekin shembullin.

“Unë jam katolik, por unë duhet të bëj ligje për të gjithë”, ka thënë presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, i cili e ka mbështetur masën.

“Sot, ne jemi shoqëri më e mirë”, ka thënë ai pas miratimit të ligjit.

Ndryshe, projektligjin në fjalë presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez e ka paralajmëruar qysh në mars të këtoj viti,kur tha se brenda 10 ditësh do ta dërgojë për miratim.

Fernández, i cili është betuar në pozitën e presidentit në muajin dhjetor, ka thënë paraprakisht se aborti është “çështje e shëndetit publik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button