Site icon PORTALB

PERANDORI BEZDIE

Salajdin Salihi

Salajdin Salihi

Po ik viti i vjetër me bilance të zeza. Një vit me shumë lamtumira, ndarje, dhimbje e trishtime. Një vit me shumë nekrologji nëpër rrjetet sociale.

E lodhur dhe pa sens duket edhe festa në këtë qytet të sunduar nga bezdia e pasosur, me njerëz që lëvizin si marioneta dhe flasin me klishe. Nuk dinë ku është fundi a fillimi. Lirinë e kërkojnë nëpër thasë babadimri.

Godoja s’do vijë sot. Djaloshi pritet të vijë sërish. E njëjta pritje, e njëjta temë, e njëjta bezdi shumëfishohet shumëfish.

Herë jemi si Vladimiri, herë si Estragoni. Presim pakëz dritë të sjellë Godoja në botën e pakuptimtë.

Në perandori bezdie nuk ka dallime, ndryshime. Vdekërojmë duke bërë se jetojmë në botën ku ka gjithnjë e më pak lule. Presim dhe vetëm presim në vend se të nisemi. Sipas Beketit, duke fjetur nuk realizohen ëndrrat…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Exit mobile version