Jeta Starova Mehmeti me flautë dhe Ermal Mehmeti me violinë, në kuadër të “Duo Skupi” sot do të realizojnë koncertin e tyre të radhës duke filluar prej orës 18:00, transmeton Portalb.mk.
“Në programe janë këngë të vjetra të përpunuara maqedonase dhe shqiptare, valle mes të cilave ”Mbrëmë deshta të vijë”, “Vallja e kasapit”, “Një lule”, “More Sokol pie”, “Vallja e Shkupit”, “Vallja e Pajdushkës”, “Vijnë vaporët” si temë për flaut dhe violin”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.
Koncerti do të realizohet online në Youtube, si pjesë e Qendrës Kulturore Informative (QIK) të RMV-së në Sofje.