Nxënësit e shkollave të mesme nuk do të mund të udhëtojnë me autobusat e qytetit të Shkupit falas gjatë pushimeve dimërore

Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP) Shkup, informoi se nxënësit e shkollave të mesme nuk do të mund të udhëtojnë falas gjatë pushimeve dimërore, njofton Portalb.mk.

“I informojmë shfrytëzuesit e biletave vjetore të shkollës së mesme për përdorim falas të transportit publik, se ato nuk do të jenë të vlefshme gjatë pushimeve dimërore”, njoftuan nga NQP.

Gjithashtu, nga kjo ndërmarrje informuan se nga gjysëmvjetori i dytë nxënësit e vitit të parë, transportin publik mund ta shfrytëzojnë vetëm me kartelë të personalizuar dhe jo me një biletë letre të përkohshme.

“Nxënësit e shkollave të mesme të vitit të parë, nga fillimi i gjysëmvjetërit të dytë, transportin publik pa pagesë do të mund ta përdorin vetëm me kartelë të personalizuar “Skopska”, gjegjësisht nga e premtja (1 janar 2021) do të ndërpritet vlefshmëria e biletës së përkohshme prej letre”, thuhet në njoftimin e NQP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button