Site icon PORTALB

RMV, nga 700 testime, 83 persona e kanë virusin korona, 11 persona kanë vdekur dhe qindra janë shëruar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se nga gjithsej 700 testime për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 83 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 11 persona ndërsa janë shëruar 419 pacientë, shkruan Portalb.mk.

Kanë ndërruar jetë 11 persona, dy pacientë nga Shkupi (85 dhe 75 vjeçarë), një nga Velesi (62), dy nga Manastiri (64 dhe 74), një nga Kavadari (71), një nga Gostivari (85), një nga Gjevgjelia (64), një nga Strumica (58), një nga Kriva Pallanka (61) dhe një nga Radovishi (70 vjeçar).

Rastet e reja në 24 orët e fundit:

  • Shkup – 44
  • Prilep – 6
  • Shtip – 5
  • Manastir- 5
  • Veles – 4
  • Tetovë – 3
  • Negotinë – 3
  • Kumanovë – 3
  • Dibër – 2
  • Strumicë – 2
  • Kavadar – 1
  • Gostivar – 1
  • Kriva Pallankë – 1
  • Dellçevë – 1
  • Kratovë – 1
  • Resnjë – 1

Të shëruarit në 24 orët e fundit:

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive:

Në Maqedoninë e Veriut janë realizuar gjithsej 394.329 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 81.804 të infektuar, janë shëruar 59.650, 2.456 kanë vdekur ndërkaq numri i rasteve aktive është 19.698

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version