Ministria e Ekonomisë përgatit ligj për investime strategjike në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me obligimet e marra nga marrëveshja për themelimin e komunitetit energjetik, si dhe obligimet e marra nga marrëveshja për stabilizim dhe asocim, shkruan Meta.mk.
Në lajmërimin për përgatitjen e ligjit të publikuar në Regjistrin Nacional Energjetik, thuhet se me regulativën e re duhet të rregullohen rregullat për investitorët strategjik në fushën e energjisë.
Qëllimi i ligjit është të përshpejtohen procedurat për përgatitje dhe realizim të projekteve strategjike në fushën e energjisë dhe të emërohet organ nacional për këtë, të definohen kompetencat dhe detyrat e tyre, si dhe të rregullohet roli i tyre në lidhje me institucionet tjera në vend.
Nga Ministria thanë se me ligjin për investime strategjike pritet të lehtësohet implementimi i projekteve për energjinë elektrike dhe gazin natyror.